Autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona që dyshohet se kishin trafikuar deri në 200 emigrantë në një barkë druri, e cila u përplas me gurë në jug të Italisë të dielën, duke lënë të paktën 64 të vdekur, tha policia të martën.
Koloneli Alberto Lippolis tha se një burrë turk dhe dy shtetas pakistanezë e kishin drejtuar barkën nga Turqia deri në Itali pavarësisht nga moti i tmerrshëm dhe se janë identifikuar nga të mbijetuarit si “fajtorët kryesorë të tragjedisë”, raporton agjencia “Reuters”.
“Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ata kishin kërkuar nga rreth tetë mijë euro prej secilit emigrant për udhëtimin vdekjeprurës. Të tre janë arrestuar”- tha zyrtari policor.
Një burim i sistemit të drejtësisë tha se njëri nga pakistanezët e arrestuar është i mitur, duke shtuar se policia është duke kërkuar edhe një të dyshuar tjetër, i cili është turk.
Barka goditi ca gurë dhe u shpartallua të dielën herët në det me ujë të trazuar afër qytezës Steccato di Cutro, në skajin jugor të Italisë.
Të martën, ekipet e shpëtimit e nxorën trupin e një burri, duke e çuar në 64 numrin e të vdekurve në këtë tragjedi. Tetëdhjetë persona kanë mbijetuar në barkën që besohet se kishte 150 deri në 200 emigrantë.
Barka ishte nisur nga Izmiri i Turqisë nga fundi i javës së kaluar. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se shumica e emigrantëve ishin nga Afganistani, por kishte edhe nga vende të tjera, si Pakistani, Irani, Somalia dhe Siria.