Reagime pas ujdisë Kosovë-Serbi për propozimin evropian – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagime pas ujdisë Kosovë-Serbi për propozimin evropian –

09:43 | 28/02/2023
në Uncategorized
0

Pasi Kosova dhe Serbia ranë në ujdi për propozimin evropian duke theksuar, se duhen bisedime për zbatimin e tij, opozita në Prishtinë reagon me kritika ndaj kryeministrit Kurti.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën (27.02.)me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. “Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti janë pajtuar sot se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Evropian. Propozimimban titullin “marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Borrell.

Nevojiten negociata të tjera

Megjithëse palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nisur zbatimin e marrëveshjes, Borrell e tha qartë, se “ka nevojë për negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave të marrëveshjes”.  Kreu i diplomacisë evropiane e vuri theksin tek avantazhet e marrëveshjes. “Marrëveshja rregullon lëvizjen e lirë të njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mund të sjellë mundësi të reja ekonomike nga rritja e ndihmës financiare, nëpërmjet korporatave biznesore dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.” Ndërsa, për serbët e Kosovës, “nënkupton më shumë siguri, duke përfshirë Kishën Ortodokse serbe dhe zonat e trashëgimisë kulturore e fetare serbe”.

Kurti: Gjërat janë në rrugë të mbarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha nga ana e tij se ai “beson që gjërat janë në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për fqinjësi të mirë evropiane dhe tha se ai ishtei gatshëm që ta nënshkruaj marrëveshjen. “Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim, mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, deklaroi kryeministri Kurti.

Vuçiq këmbëngul për Asociacionin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga ana e tij,  tha se bisedimet do të vazhdojnë deri në një takim tjetër me 18 mars, duke këmbëngulur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Nuk mendoj se zoti Kurti ishte gati ta pranonte këtë tani. Nëse do të jetë në të ardhmen, do të shohim. Shpresoj se është e mundur të arrijmë ndonjë lloj kompromisi, por kam frikë se do të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe duhet të zbatohej”, tha Presidenti Vuçiq.

Reagimet nga opozita në Kosovë

Menjëherë sapo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai ishte i gatshëm qysh të hënën ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, pasuan reagimet e partive opozitare në Kosovë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Kurti humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin.

PDK

“Në Propozimin Evropian nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Për dy vjet me radhë, ne e kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. E kemi inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i kemi ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër. Duke e injoruar çdo ndihmë e këshillë që ka ardhur nga ne, kokë në vete dhe në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

LDK

Po kaq kritik ishte kryetari i partisë tjetër opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë dhe për më tepër, sipas tij, ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve.

“Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, tha Abdixhiku. Sipas tij, LDK konsideron se menaxhimi tërësisht i gabuar i procesit të dialogut nga kryeministri i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit, e ka zhvendosur procesin e dialogut nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme.

AAK

Tone të tjera përdori Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, kryetar i partisë opozitare AAK, duke bërë fjalë për arritje të madhe kur foli për “pajtimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”. Sipas tij, marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet e tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do të gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, deklaroi Ramush Haradinaj./DW

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë –

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik –

16:29 | 19/01/2026
Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla –

16:21 | 19/01/2026
Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri –

16:11 | 19/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Lihet në qeli ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ‘arrest shtëpie’ për mjeken –

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit –

15:45 | 19/01/2026
Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit –

15:31 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik –
  • Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla –
  • Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri –
  • “5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit –
  • Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit –
  • Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik –
  • Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com