Një tjetër incident me urbanët! Një qytetar pretendon se udhëtarët e autobusit të linjës Kamëz-Tiranë kanë zbritur në Zogun e Zi për shkak të një defekti në mjet.
Në një denoncim për JOQ, qytetari shkruan se mëngjesin e sotëm kanë dëgjuar një zhurmë të forte në autobus. Shoferi ka ndaluar pranë Zogut të Zi dhe ka zbritur të gjithë pasagjerët.
“Linja Kamez Tirane ka shkaktuar panik tek udhëtaret sot. Për shkak të një zhurmë të fortë mjeti ka ndaluar pranë Zogut të Zi.
Vetëm një ditë më parë, një urban i linjës ‘Unaza’ u përplas me të paktën gjashtë automjete duke lënë të plagosur nëntë persona. Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ‘Shallvaret’. Në pranga është vënë shoferi i urbanit, por shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet”, thotë qytetari në denoncimin e tij.