Pas paraqitjes së saj mbresëlënëse që shkaktoi “zhurmë” në pjesën e parë të finales së Super Bowl, Rihanna po përgatitet të ngjitet në skenën e Oscars.
Këngëtarja e dashur do të performojë live para publikut këngën “Lift Me Up” e dëgjuar në filmin “Ëakanda Forever”, e cila është i nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë”.
Është hera e parë që Rihanna fiton një nominim për Oscar, ku publiku po pret me padurim se si do të paraqitet, pasi në Super Bowl ajo arriti të fitojë admirimin e të gjithëve.
Ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet më 12 mars, me moderator Jimmy Kimmel. Raportimet thonë se paraqitja e Rihanna-s do të zgjasë rreth 13 minuta.
‘Lift Me Up’ është kënga e saj e parë që nga publikimi i albumit ‘ANTI’ në vitin 2016. Kënga është nominuar së bashku me këngët ‘Hold My Hand’ të Lady Gaga, ‘Applause’ të Dianne Warren, ‘This is A Life’ nga Ryan Lott dhe David Byrne dhe së fundi, ‘Naatu Naatu’ nga MM Keeravaani dhe Chandrabose.