Kreu i PD Sali Berisha tha në Gjirokastër se qeveria vjedh fondet dhe prandaj rrogat e shqiptarëve janë të ulëta.
Berisha theksoi se qeveria me Edi Ramën në krye kanë vjedhur 122 miliard lekë në vit, që janë para të shqiptarëve.
Berisha: Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon.
Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme.
Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet.
Çfarë ndodhi nga ajo periudhë? U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione.
Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.
Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.
Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.
KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.
Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë.