Lionel Messi dhe PSG nuk kanë arritur ende një kontratë të re.
Sipas Le Parisien, argjentinasi nuk do të marrë një vendim deri në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Champions League me Bayernin. Pretendohet se një eliminim nga turneu mund ta shtyjë atë të largohet nga klubi.
Negociatat po zvarriten për shkak të pagës së sulmuesit 35-vjeçar. Messi merr 38 milionë euro në vit pas taksave dhe nuk ka ndërmend ta ulë.