Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar atë që ai e quan një skandal sa i takon listës së zgjedhësve.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi nxorri një dokument, ku sipas tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka ndryshuar qendrën e votimit, rreth 1 milion 280 mijë zgjedhëzve.
Sipas Bylykbashit, kjo është një provë që tregon se mazhoranca kërkon të vjedhë zgjedhjet.
“Ndërsa ne bëjmë këtë lloj debati, regjistrohet, nuk regjistrohet PD-ja, ka të drejtë të ngerjë komision, Ministria e Brendshme, me një të rënë të lapsit, tani, i ka ndryshuar qendrën e votimit, pa e ditur zgjedhësit, gati 1 milion 280 mijë zgjedhëzve, pa e ditur ata, 35%. Është fakt që sapo e kam marrë në dorë. Janë të dhëna të identifikuara”, theksoi ai.