Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për thirrjen e tij të papritur në SPAK për çështjen CEZ-DIA.
Meta tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje dhe se thirret në SPAK, kur “Rilindja është në krizë”, duke iu referuar skandalit McGonigal.
Meta gjithashtu shprehu zhgënjimin që SPAK nuk e ka thirrur për kallëzimet e shumta që ai ka depozituar aty, veçanërisht në kohën kur ishte President.
“Kisha një zhgënjim sepse mendova se më kishin thirrur për disa firma që u kanë kushtuar qindra miliona euro të qytetarëve, por isha në cilësinë e deklaruesit”, tha Meta.
Ai gjithashtu i kërkoi SPAK-ut të publikojë transkriptin e pyetjeve dhe përgjigjeve të tij me prokurorët.
“Kjo çështje është hapur, rihapur dhe nuk ekziston fare ajo çështje me mua. Politikisht është hapur sa herë ka ndonjë krizë Rilindja. Konkretisht, unë kam deklaruar publikisht sa herë jam pyetur, sa herë SPAK dhe drejtësia, do të më thërrasë, unë do të jem atje dhe do të jem shumë transparent me opinionin, qytetarët dhe gjithçka.
Rasti konkret, ka qenë një ftesë për një çështje që nuk e kisha idenë, që ka katër vjet si çështje që është hapur. Unë nuk merrem me protokollin e SPAK.
Unë mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit. Arritjet që krenohet SPAK, janë kryesisht provat tona që kemi çuar. Unë mendova se meqenëse kemi çuar shumë kallëzime, sidomos në kohën kur kam qenë President i Republikës, më kanë thirrur për këto.
Lidhur me këtë çështje, qoftë CEZ dhe qoftë CEZ-DIA, nuk ekziston asnjë shqetësim apo problem lidhur me personin tim, Ilir Meta. Nuk ka akt, shkresë, vendim, urdhër, që të ketë favorizuar CEZ-DIA.
Nuk e ndaloj dot prokurorinë të pyesë a njeh këtë, a njëh atë, me çfarë linje keni udhëtuar, etj. Këto janë pyetje që u takon ti bëjnë ata dhe unë u përgjigjem me vërtetësi. Nuk dua të them çfarë pyetën, por nëse kanë mundësi ti publikojnë pyetjet dhe përgjigjet. Do të ishte raporti im me këtë çështje e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metës. Kur u privatizua CEZ unë kam qenë në opozitë.
CEZ-DIA, nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse është bërë në kohën kur Ministër i Ekonomisë ka qenë tjetër kush.
Gjatë katër muajve kur kam qenë unë Ministër i Ekonomisë, CEZ nuk ka patur asnjë favor, por kemi kundërshtuar në mënyrë rë vendosur të gjithë vendimet e ERE, që sipas nesh favorizonin CEZ kundër KESH-it.
Kisha një zhgënjim sepse mendova se më kishin thirrur për disa firma që u kanë kushtuar qindra miliona euro të qytetarëve, por isha në cilësinë e deklaruesit.
Më pyetën përshembull a e njihni “Hasan Hysenin”, filanin, I thashë më tregoni një fotografi se unë vetëm një deputet njoh me këtë emër…”, derklaroi Meta në TPZ.