Koncesioni mes qeverisë shqiptare dhe tre firmave të huaja AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower sha është kthyer në një burim përvetësimesh. Në këtë rezultat ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer mbi ecurinë punëve për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe vënien në funksion të hidrovorit në lumin Devoll. Të paktën 13 mijë euro kanë vjedhur norvegjezët nga ky koncesion për shërbime që nuk janë kryer në të vërtetë.
KLSH tregon se janë përdorur 95,947.9 Euro për disa shtylla betoni të centrifuguara. Por ka diferenca të mëdha mes çmimit të aplikuar nga koncesionarët dhe çmimit real. Minimalisht për një shtyllë është riregjistruar çmimi 23,160 lekë më shumë nga se është në të vërtetë. Sipas KLSH për të gjitha shtyllat vlera e shtuar nga koncesioni në kundërshtim me ligjin është 2,690 Euro.
“Vlera 376,445 lekë ose 2,690 Euro, është përfituar padrejtësisht nga Kontraktori J. “E.& P.” SHPK dhe përbën dëm ekonomik. Gjatë zbatimit të kontratës është bërë ndryshim sa i takon testimit të pilotave, dokumentacioni në proces shqyrtimi”, thuhet në raport.
Abuzim me orët e punës
Më tutje zbulohet se koncesionari ka abuzuar edhe me orët e punës për punonjësit e tij. KLSH konstaton se janë regjistruar orë tepër pune. Shpesh janë shënuar edhe 16 orë punë në ditë. Gjithashtu raportohej se punonjësit janë në distanca të largëta dhe për këtë janë bërë shpenzime shtesë për transportin e tyre, por që në të vërtetë nuk ka ndodhur. Në përfundim, për realizimin e një devijimi jo të konsiderueshëm, është likuiduar vlera 19,070 Euro. Gjithashtu, janë përfshirë në ditë pune punëtorë të pakualifikuar 46 orë, punëtorë të kualifikuar 12 orë, drejtues punimesh 14 orë dhe teknikë 3 orë, po ashtu edhe 38 mjete transporti 6 orë, me vlerë 854 Euro. Kjo shumë është përfituar padrejtësisht dhe nuk dihet se ku ka përfunduar.
Ndërkohë 5.960 euro janë shfrytëzuar me justifikimin e kryerjeve të punës me vinç dhe rul, por në të vërtetë këto mjete vetëm sa kishin qëndruar në terren, por nuk kanë kryer punime. Madje nuk ka as procesverbal dhe as foto për punimet që pretendohej të kryheshin. Gjithashtu, evidentohet se janë paguar paratë për 3 mjete, por vetëm 2 prej tyre janë vënë në punë.
“Angazhimi njëherësh i tre mjeteve të rënda gërmues nuk justifikon angazhimin e vetëm dy automjeteve të transportit, po ashtu gjatë realizimit të procesit të gërmimit të tre mjeteve të renda gërmimi në një seksion 30 ml, nuk mund të përdoret njëkohësisht rul për ngjeshje shtresash. Në dokumentin justifikues (format exel), është paraqitur shënimi se ruli nuk punoi, por ishte prezent gjithë ditën. Në dokumentacionin justifikues nuk është paraqitur asnjë foto e realizuar gjatë zbatimit të punimeve. Vlera 5,960 Euro (është përfituar padrejtësisht nga Kontraktori dhe përbën dëm ekonomik”, raporton KLSH.
Punime të certifikuara, por të parealizuara
Në raport evidentohet se koncesionari ka manipuluar çmimet edhe duke gënjyer për nivelin dhe cilësinë e punimeve. Për shembull; për punime të raportuara në Urën e Drashovicës, është certifikuar sasia 131 ml. Nga verifikimi në objekt nuk rezultojnë punime të tilla. Në urë janë ndërtuar vetëm guardrail tip H3, në të dy anët e rrugës dhe nuk është parashikuar dhe rrjedhimisht nuk është ndërtuar kalim për këmbësorët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Edhe në këtë rast vlera 3,720 Euro është përfituar padrejtësisht nga Kontraktori.
“Në shumë zëra punimesh si: Pastrim tombino, problematika nga shpronësimet, dhera të rëna nga reshjet etj., janë raportuar punime nga mekanizmat të rëndë gërmimi, ndërkohë që këto punime mund të realizohen nga mekanizma më të lehtë siç janë ekskavatorët 0.65 m3 , duke rritur në këtë mënyrë koston e punimeve”, thuhet në raport.
Sakaq, rezulton se në total janë vjedhur nga koncesionari 13,494 Euro. Kështu KLSH rekomandon që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda balluku të veprojë sa më parë dhe të kërkojë në mënyrë ligjore se ku u zhdukën këto para.
Lexo edhe: Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada është keqmenaxhuar
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.