Fillimisht zërat se e donin si trajner të Brazilit, më pas presioni nga Portugalia për ta rikthyer në shtëpi, më pas shenjat e tensionit me Romën dhe drejtuesit e saj.
E ardhmja e Jose Mourinhos është e rrethuar nga misteri. Kontrata e tij si trajner i “Giallorossi” përfundon pas pak më shumë se një viti, të paktën në letër, sepse në Trigoria ambjenti është paksa i tensionuar kur bëhet fjalë për “The Special One”.
Ai vetë e ka bërë të qartë se është në pritje të një telefonate nga klubi për të folur për të ardhmen, jo vetëm teknikisht, por edhe personalisht.
Në horizont ka një ndarje të mundshme me gjasë në fund të sezonit, përpara muajit qershor të 2024 (fundi “natyral” i kontratës). Dhe nuk është rastësi që disa klube elitare kanë drejtuar antenat nga Roma pasi kanë mësuar se Mou mund të largohet. Megjithatë mund të mos largohet nga Italia. Sipas “La Republia” do të ishte edhe sugjerimi për një rikthim të bujshëm në Milano, gjithmonë në krahun e Interit.
Një hipotezë disi e vështirë në këtë moment, duke qenë se Simone Inzaghi tashmë ka fituar një trofe, është ende në garë për Kupën e Italisë dhe bileta për në çerekfinale të Champions League do të diskutohet mes skuadrës së tij dhe Portos (një tjetër ish-ekip i Mourinhos).
Pavarësisht se janë thjesht zëra të një gazete, tifozët kanë filluar që tani të ëndërojnë për një rikthim të gjeneralit të tripletës. Mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim.
The post Mourinho pranë rikthimit te skuadra ku fitoi gjithçka appeared first on 27.