Deputeti dhe njëherazi kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka denoncuar UKT-në, pasi sipas tij kryeqyteti paguan për ujë të pijshëm, por ujin e pijshëm e blejnë, duke arkëtuar një shërbim që nuk ofrohet për banorët.
‘Pas 14 majit, ju nuk do të paguani për të pijshëm ujin e ndotur, me erë dhe shije të keqe që ju vjen te çezma! Pas 14 majit, të gjithë rrogëtarët fiktivë që shtriqen kafeneve, ata që e dinë UKT-në seli partie, do të largohen!’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Uji është shtuar vetëm në faturë. Ju paguani për ujë të pijshëm por ujin e pijshëm e bleni. Arkëtimi për një shërbim që nuk ofrohet është vjedhje.
Pas 14 majit, ju nuk do të paguani për të pijshëm ujin e ndotur, me erë dhe shije të keqe që ju vjen te çezma!
Pas 14 majit, të gjithë rrogëtarët fiktivë që shtriqen kafeneve, ata që e dinë UKT-në seli partie, do të largohen!
Do i kursejmë Tiranës ca para të mira e do t’i investojmë në rrjetin hidrik!
Unë do e ndaloj punësimin fiktiv në çdo institucion në varësi të bashkisë!