Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën për parëjashtimin e 6 deputetëve të opozitës të bërë nga Partia Socialiste.
PD ka renditur disa nga shkeljet në këtë kërkesë, ku thekson se firmëtar është edhe Baftjar Zeqja, i cili u kap nga media duke votuar edhe për kolegen që nuk ndodhej në seancë.
Ajo thekson se socialistët në mungesë të argumenteve mbrojtëse për skandalin McGonigal, kanë zgjedhur të përjashtojnë deputetët e opozitës, ndërkohë që kanë thirrur mbledhjen e sekretariatit jashtë afateve të përcaktuara.
PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.
Deklarata e PD
Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.
Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.
Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.
Me një akt të paprecedentë, socialistët në mungesë argumentesh mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.
Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.
Sekretariati për Procedurat dhe Votimet pritet të përjashtojë deputetët e PD.
Edmond Spaho
Elda Hoti
Sorina Koti
Oerd Bylykbashi
Lindita Metaliaj
Greta Bardeli
The post Përjashtimi i deputetëve, PD: Firmëtar, njeriu që shkel ligjet appeared first on 27.