Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngjarjes dhe të kërkimeve.
Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi. Sipas saj Artemisi shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht. Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.
Dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë, ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.
Babai i Artemisës, i cili ishte në xhirimet e emisionit, denoncoi zvarritjen e hetimeve nga autoritetet. Njëkohësisht ai pohoi se dikush në zonë e di se çfarë po ndodh me vajzën e tij: “Dikush e di për vajzën time në Koropi dhe po e fsheh”, tha ai. Madje, ai së bashku me avokatin e tij ka treguar se miqtë e Artemidës po nxjerrin informacionin se vajza është gjetur.