Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama po përgatit planin për shkatërrimin e zonës së rëndësisë kombëtare Drilon- Tushemisht buzë liqenit të Ohrit, duke lejuar ndërtime njësoj si me Parkun Kombëtar të Butrintit, madje me të njejtin skenar dhe të njëjtët protagonistë.
Zhupa denoncoi sot se për zonën e rëndësisë kombëtare Drilon- Tushemisht buzë liqenit të Ohrit po përgatitet plani për ndërtime dhe shkatërrimin e saj.
“Asgjë e papritur nga modeli i keqmenaxhimit që njeh qeveria shqiptare dhe në veçanti Ministria e Kulturës, ku edhe në investigimin e BIRN dallojnë përgjigjet “pa këmbë në tokë” të gjuhës nënvlerësuese për UNESCO-n. Skenari ka shumë pika të përbashkëta me Butrintin:
1- Tentakulat e AADF (fondacion privat dhe interesa private)
2- Moskokëçarja dhe injorimi i kërkesave të UNESCO-s, duke e konsideruar si dorë të dytë (këshilluese që nuk e dëgjon njeri)
3- Përdorimi i metodës së copëzimit të mbrojtjes, duke hequr zona të tëra nga mbrojtja dhe duke i destinuar për ndërtime.
4- Shkatërrimi pa asnjë keqardhje i pasurisë dhe trashëgimisë kombëtare me rëndësi botërore.”, shprehet deputetja demokrate.
Për më shumë hollësi, Ina Zhupa mbështetet në një invetigim të kryer së fundi nga BIRN.