Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. ilgiorno shkruan se dënohet grupi i trafikut të drogës, i menaxhuar nga shqiptarë me banim midis Como dhe Luça-s, grup që ishte zbuluar në vitin 2018 nga Guardia di Finanza.
Teksa dy shqiptarë janë ende në kërkim, mes tyre është dhe emri i Mariglen Memës, 35-vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në një lokal në Vlorë, ku po pinte kafe. Vrasja ndodhi në të njëjtën periudhë në të cilën përfunduan hetimet ndaj tij në Itali.
Mema u vra nga një bashkatdhetar 33-vjeçar, i njohur për policinë italiane si i përfshirë në trafik droge. Hetimet zbardhën faktet se si ky grup kriminal ishte përgjegjës për ngarkesa të shumta me lëndë narkotike në Itali dhe Zvicër, ndërsa gjatë aksioneve për kapjen e tyre u sekuestruan 450 kilogramë marihuanë, 10 kg heroinë dhe 200 të tjera lëndë të destinuara për përgatitjen e heroinës.
Sipas hetimeve, të dyshuarit importonin drogë nga Shqipëria për ta rishitur më pas në Itali dhe Zvicër, duke përdorur metoda të koduara komunikimi dhe sisteme komplekse për fshehjen e ngarkesave.
Mediat italiane raportojnë se pjesë e këtij rrjeti është Altin Braho, 40 vjeç, banues në Como, Renato Burrelin, 34 vjeç nga Luça, i cili u ndalua në Como në nëntor 2013 me 200 kilogramë marihuanë të fshehura në furgonin e tij dhe i dënuar me 4 vjet burg.