Duhet të bëni ç’është e mundur t’i shmangni këto situata. Në situata të vështira çdo prind mund të dalë nga situata dhe sillet keq me fëmijën e tij duke i bërtitur. Kjo gjë ndodh edhe për shkak se fëmijë të pabindur nuk dëgjojnë asgjë dhe në raste të tilla ngritja e zërit bëhet e pashmangshme.
Veçse, mendoni pak se si mund të ndihet një fëmijë të cilit i bërtet duke i thënë fjalë të papëlqyeshme?! Cikli i situatës, në këto raste, është i shkurtër; fyerje, mbrojtje, mbyllje bisede!
Së pari, duhet të dini që po i ushqeni fëmijës të njëjtin inat e agresivitet me të cilin po i flisni. Duhet të bëni ç’është e mundur t’i shmangni këto situata.
Kemi për këtë disa propozime:
- Ndihmoje të ndërgjegjësohet se është gabim
- Ndrysho mënyrën e komunikimit
- Ndrysho mënyrën me të cilën i drejtohesh kur je i nxehur, në asnjë rast nuk do të vlejë!
- Përmirëso gjuhën
- Mëso t’i thuash jo për teka të kota
- Përqendrohu vetëm te situata ku është gabuar e mos i kujto ngjarje të së shkuarës
- Mendo pozitivisht
- Përkëdhele fëmijën në rastet kur të bindet