Automjetet e blinduara të AMX-10 do të dorëzohen në Ukrainë nga fundi i javës së ardhshme, njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornou në një intervistë për gazetën Parisien pa specifikuar numrin e tyre.
Dërgesat e automjeteve do të përkojnë me përvjetorin e një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Në fillim të janarit, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin për dërgimin e këtyre automjeteve të blinduara. Macron nuk specifikoi numrin e transportuesve të blinduar që mund të dërgoheshin.
“Nuk do ta them numrin, që të mos i jap një informacion strategjik Rusisë”, theksoi ministri i Mbrojtjes për gazetën franceze.
Ministri tha në vend të kësaj se trajnimi i ukrainasve për këtë armë të re është “afër përfundimit”, prandaj do të dërgohet “nga fundi i javës së ardhshme”.
“Në përgjithësi, ritmi i trajnimit është duke u përshpejtuar, si në territorin tonë kombëtar me trajnime specifike për pajisjet që ne ofrojmë, ashtu edhe në Poloni me trajnime më të përgjithshme për batalione të tëra, duke filluar nga marsi do të stërviten 600 ushtarë në muaj,” shtoi ai.
Lidhur me dorëzimin e mundshëm të avionëve luftarakë të kërkuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Sebastian Lecornou thekson se “nuk është tabu”, por vë në dukje kompleksitetin e “çështjeve logjistike dhe praktike”.
Ministri francez gjithashtu nuk përjashton trajnimin e pilotëve ukrainas siç bënë britanikët.