Partizani ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në javën e 22 të Kategorisë Superiore duke mundur me rezultatin 3-0 ndjekësit e Erzenit.
Ndonëse me një lojtar më pak që prej nisjes së takimit për shkak të kartonit të kuq të Guyue, “Demat” treguan karakter dhe morën 3 pikë nga një ndeshje që i mban gjithnjë e më shumë në garë për kreun e renditjes.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të shtunë, Teuta fitoi ndaj Kukësit 1-0, ndërsa Laçi humbi 0-1 në shtëpi ndaj Bylis.