Vendimi nga prokuroria Tiranë pasi nuk është provuar vepra penale e fallsifikimit të dokumentave të pronësisë
Prokuroria e Tiranws ka urdhëruar lirimin e pesë zyrtarëve të Aluiznit, të arrestuar një natë më parë nga policia e Tiranës. Prokuroria ka vendosur lirimine tyre pasi nuk është provuar vepra penale në ngarkim të tyre.
Pesë punonjës të Aluiznit u arrestuan nga policia e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës, favorizuan pronarët e ndërtimit në dy objekte.
Arrestimi i tyre u pas kallëzimit të bërë nga dy shtetas të cilët janë përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën që ata pretendojnë se iu takon sipas kontratave me investitorët përkatës. Paditësit pretendonin se janë përdoruar dokumenta të falcifikuar për legalizimin e këtyre objekteve.