Sulmet ruse rreth qytetit ukrainas të Bakhmutit lanë të vdekur tre burra dhe dy gra, thotë një zyrtari rajonal ukrainas, ndërsa nëntë persona të tjerë pësuan plagë të ndryshme.
Pesë civilët e vrarë varionin nga mosha 32 deri në 66 vjeç, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e prokurorit të rajonit të Donetskut.
Në deklaratë thuhet se granatimet kanë dëmtuar gjithashtu shumë ndërtesa banimi, raporton CNN.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk u bëri thirrje civilëve që të largohen menjëherë nga qyteti i Bakhmutit.
“Të them të drejtën, jam shumë e habitur që atje janë ende 6000 civilë”, ka shkruar ajo në Telegram duke cituar të dhënat e fundit.
“Ata që zgjedhin të qëndrojnë në Bakhmut po rrezikojnë veten dhe të dashurit e tyre, por po krijojnë rreziqe shtesë për ushtrinë dhe policinë”, tha ajo.
Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt.