Krijuesi i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar vendet shkronjave në NONEËBR, duke krijuar kështu mesazhin “NO NEW BROKEN REPUBLIC”, që jep mesazhin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“No New Broken Republic”, është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga boshnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Srpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi.
Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.