Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për rrethanat me të cilat është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili është në hetim nga autoritetet në SHBA. Në studion e emisionit Opinion, kreu i qeverisë ka deklaruar se ish-shefi i kundërzbulimit ka kërkuar ta takojë personalisht atë.
Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?
Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.
Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…
Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.
Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.
Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.
E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?
Edi Rama: Ai personalisht