Deputeti i PD, Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon Parlamentin dhe zërin e opozitës për shkak se “ka frikë nga aty ku ka shkelur dhe mëkatet e tij”.
Para qytetarëve, Noka tha se përpjekjet e Ramës për të bllokuar opozitën do dështojnë dhe ka paralajmëruar “koha jote ka mbaruar. Ti je e keqja e Shqipërisë. Ti duhet të largohesh ose do të të largojmë. Rama është sot i pashpresë, është futur në strofkullën e tij në Surrel që kur ka dalë skandali McGonigal dhe s’ka dalë s’e ka nxjerrë kokën nga bunkeri.
Vrulli i revolucionit demokratik i qytetarëve, energjia e këtyre do të të fshijë nga ajo karrige e s’do mund të të mbrojë as ai bunkeri jot i Surrelit që e ke ndërtuar për këtë ditë kur të shpërtheje revolucioni. Rama je i pashpresë se ka ardhur koha t’u japësh shqiptarëve llogari për gjëmat që ke bërë. Nuk të pranojnë dhe të tutë tani, që i ke shndërruar në skellevër. Koha t’i bësh llogaritë mirë e të largohesh, nuk ka Gardë e ushtri që të mbron sot në bunkerin që je futur atje e në këtë bunkerin që ke blinduar këtu”.
Flamur Noka: Sot sic e patë ju, deputetët e PD dhe opozitës u ndaluam për të disatën herë të hyjmë në Kuvendin ku j na keni votuar për t’ju përfaqësuar.
Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në një panik të tmerrshëm. Ai më shumë se kushdo tjetër e di ku ka shkelur, cfarë ka bërë, i di mëkatet e tij ndaj paniku nuk e shpeton dot.
Mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës duke tentuar të zhdukë parlamentarizmin, mendon se mund t’ja hedhë. Por i ka bërë llogaritë gabim është i pashpresë nuk mund të pranojnë më të kenë për kryeministër McGonigalin, e ka vendin në burg dhe jo kryeministër i këtij vendi.
Uji i gamiljes tënde po sos Edi Rama! Ti nuk je më përfaqësuesi i joni. Nuk mund të pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar, që në krye të qeverisë të jetë një njeri i etiketuar botërisht si turpi i demokracisë.
Cdo përpjekje e Ramës dhe kukullave të tij është e kotë. Askush nuk do mund të ndalë revolucionin që po vazhdon, askush s’mund të frenojë një popull të lirë që aspiron për liri e demokraci.
Ne jemi ata që do e shembim regjimin e krimit dhe korrupsionit.