Arsenal është tronditur këtë mbrëmje nga Manchester City.
“Qytetarët” kanë mposhtur 1:3 Arsenalin në Londër, duke rivalizuar për titullin kampion të Premier League.
De Bruyne ishte ai që hapi serinë e golave për Cityn, por se Arsenal barazoi 1:1 me penallti që u realizua nga Saka.
Në pjesën e dytë, City kërkoi golin e avantazhit dhe ashtu ndodhi.
Grealish shënoi për miqtë, ndërsa ishte Haland që i vuri ‘kapak’ rezultatit 1:3.
Pas kësaj ndeshje, Manchester City ka 51 pikë, po aq sa Arsenal, por me një ndeshje më shumë.