Një 15-vjeçare me inicialet M.B është aksidentuar për vdekje sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Viktima ndihmën e parë e mori në Shtërpcë, pastaj me autoambulancë u dërgua për trajtim të mëtejshëm mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Por, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Viktima është e nacionalitetit serb.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.