Ditën e sotme në Tiranë është gjetur një person i pajetë i cili ishte vetëvrarë më plumb në gojë pranë Varrezave të Linzës në Tiranë. Personi i pajetë është 69 vjeçari Gani Çela.
Pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri tip pistoletë ndërs trupi është gjetur i shtrirë dhe në dorën e tij të djathtë ishte një armë zjarri tip pistoletë TT. Mendohet se viktima ka lënë një letër pas.
“Policia të mos merret me këtë ngjarje, pasi e kam bërë me dashje”, ka shkruar në letër viktima.
Ndërkohë Miku i 69-vjeçarit rrëfen bisedën e fundit me viktimën, me të cilën kishte pirë edhe kafen e fundit mëngjesin e sotëm. Miku i viktimës e përshkruan Çelën si njeri të qetë e familjar dhe sqaron se për momentin ka qenë i papunë.
Ai thotë se nuk ka vërejtur ndonjë shenjë apo shqetësim të 69-vjeçarit kur e takoi në mëngjes, përveç ankesës që nuk po i kalonte gripi. “Kam 7 vjet që e njoh”,- shton ai.
Nënën e ka akoma gjallë?
Miku i viktimës: Po, po e ka 94 vjeç
Po bashkëshortja?
Miku i viktimës: Po është e mbajtur, shkon në punë
Punonte viktima?
Miku i viktimës: Jo, jo
Po fëmijët me çfarë merreshin?
Miku i viktimës: Njerin djalë e ka të martuar në punë, tjetrin kamerier tek “Era”
Nga gjendja ekonomike si ishte?
Miku i viktimës: Shumë mirë…
Po në mëngjes kur pitë kafe çfarë ju tha?
Miku i viktimës: Hiç, ishte me grip e më tha s’po më lëshon gripi. Unë pastaj vajta të paguaja lekët e dritave dhe të bëja pazar
Ku e ka shtëpinë:?
Miku i viktimës: Ja këtu në një pallat…
intervista e plotë nga /BallkanWeb/