Një nga rrugët kryesore të Elbasanit është bërë prej vitesh një problem tejet shqetësues për qytetarët për shkak të mungesës së sigurisë. Në Unazën e Qytetit, vendi ku pësoi një aksident fatal pak javë më parë 20-vjeçari Fiori Sula, janë vendosur nga ARRSH disa tabela sinjalizuese dhe 2 policë të shtrirë.
Megjithëse banorët e zonës protestuan duke kërkuar që në rrugë të ndërtohen mbikalime ose nënkalime, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lëvizja e makinave, ARRSH është mjaftuar duke vendosur tabela sinjalizuese e policë të shtrirë për të ulur shpejtësinë.
Por banorët thonë se masat e marra nuk mjaftojnë, ndërsa ata çdo ditë u duhet të përballen me rrezikun për jetën. Një nga pjesëmarrëset në protestën e pak ditëve më parë argumenton se përse masat e marra nga ARRSH nuk mjaftojnë.
“Është shumë e rrezikshme, ne donim një nënkalim që akoma nuk është bërë. Kjo nuk mjafton, zgjidhja më e mirë do ishte një nënkalim. Jemi duke pritur, sepse kemi bërë një marrëveshje.”, këto janë fjalët e banorëve që janë të detyruar të kalojnë në këtë rrugë.
Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi, ndërsa lapidarët në rrugë janë dëshmi e jetëve të humbura.