Antakia në Turqinë juglindore nuk ka më vend në varrezat e saj për të varrosur njerëzit e vrarë nga tërmeti i javës së kaluar.
Banorët e qytetit u kanë kërkuar autoriteteve të tij që të hapin fusha të reja varrimi për të dashurit e tyre.
Korrespondentja ndërkombëtare e Euronews Anelise Borges, raportoi nga Antakia se varrezat masive kanë filluar të shfaqen në pjesë të ndryshme të qytetit.
Mostrat e ADN-së po merren nga trupat e paidentifikuar që arrijnë në varrezat masive në mënyrë që familjet e tyre t’i identifikojnë më vonë.
Antakia në Turqinë juglindore ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit. Dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë hyrë në orët e tyre të fundit, pasi ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti dhe temperaturat kanë arritur në -6 gradë Celsius.