Ishte një lloj “deja vu” i takimit kundër Juves. Atë ditë Leao e kishte marrë Diazin mbi supet e tij, këtë herë ai e mori atë përkrahu. Gjithmonë siç bëni me një djalë, ndoshta sepse Brahimi në praninë e gati 190 centimetrave të Rafës duket vërtet si një fëmijë. Talent fantastik, kur bën gjëra të tilla si sonte.
Njeriu i ndeshjes, numri 10 që më në fund i jep vlerë lojës së skuadrës së tij. Përpara se Leao ta merrte për dore, të dy kishin shtrënguar duart dhe kishin rënë dakord për të dhënë më të mirën për klubin. Mund të festohet edhe kështu, me një klas të caktuar, dhe duhet shumë të vetëpërmbajtje për të evituar euforinë pas një goli me kaq shumë vlerë.
Ky ishte goli i kthesës, me shumë mundësi, me Milanin që tashmë shpreson të bëjë kthesën edhe në Serie A. Në kompeticionin kombëtar, kuqezinjtë janë ende shumë mbrapa, me Napolin që tashmë duket i pakapshëm. Megjithatë, ndeshja ndaj Tottenham na tregoi që e ardhmja është e sigurt për sa i përket mesfushës. Brahim Diaz, tregoi që tashmë është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin.
Kjo ndeshje ishte praktikisht, kalimi i klasës për spanjollin. Goli i tij ishte tipik i një qëndërsulmuesi race, i aftë për të përfituar nga largimi jo i mirë i topit nga ana e portierit Forster. Në fazën mbrojtëse, ndihmoi në maksimum, Tonalin dhe Kruniçin, të cilët, e patën më të lehtë të asfiksonin Skip dhe Sarr.
Mirëpo, ka ende një problem, Diaz, nuk është në pronësi të Milanit. Ajo që duhet të bëjë “Djalli” është të fillojë bisedimet me Realin e Madridit, klubin që ka në pronësi talentin spanjoll, për të blerë përfundimisht këtë lojtar. Çdo gjë tashmë është në dorë të Paolo Maldinit.