Fqinjët e çiftit Nasufi që u bllokuan në banesën e tyre që u përfshi nga flakët, thonë se 60-vjeçari mund të kishte mbijetuar nëse ambulanca nuk do të ishte vonuar.
Në prononcimin për Report TV, ata shprehen se gruaja e 60-vjeçarit Kapllan Nasufi, që u asfiksua e ndërroi jetë një natë më parë, Naslie Nasufi, ka pësuar djegie të mëdha.
“Këtu ndodhi zjarri. Kanë ardhur njerëzit për pune, e ka pa flakën. Gruaja ka dalë e djegur e kanë çuar në spital. Kapllani ka vdekur brenda. S’e dimë si ka ardhur flaka, jemi zgjuar prej gjumi. Kushtet i kanë pas të këqija. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia ka ardhur më shpejt.
Zjarrfikëset kanë ardhur me gjithë policinë. E dëgjova zhurmën, kur dola jashtë pashë flakën e madhe. Katastrofë. Nusja ishte djeg komplet, prit ambulancën. Ka ardhur vonë. Vetëm policia ka ardhur shpejt, ambulanca e zjarrfikësja ka ardhur me vonesë. Ajo është shumë keq. Është djeg krejt,”- thonë fqinjët.
“Ka dy djem të martuar. E shoqja nuk punonte. Ai punonte pastrues rrugësh,”- tha një fqinje.