Punishtje e përpunimit të kanabisit e zbuluar nga policia e Durrësit në një fshat të Ishmit, është vetëm 3 km larg nga vendi ku u gjet avioni italian Pipper.
Objekti ishte i pozicionuar në një faqe kodre, e distancuar nga ndërtesat e fshatit, në të cilën behej pastrimi, tharja dhe magazinimi i bimës narkotike. Një furgon sillte çdo ditë 13 punëtorë nga zona e Sukthit dhe e Ishmit që bënin proceset e përgatitjes për treg shitje të kanabisit.
Policia sekuestroi dhe furgonin tip Peugot, teksa arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa po merr në pyetje 13 punëtorët e punësuar nga Besmir Agasi.