Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites.
Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.
Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.
Temperaturat minimale do të luhaten -7- 4 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 2 -6°C në veri, 11-14°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.
The post Parashikimi i motit, 12 Shkurt 2023 appeared first on 27.