Në protestën e thirrur nga opozita, ku kryefjalë e tyre është largimi nga pushteti i kryeministrit Rama, nga rrethi i Gramshit sipas kreut të Partisë Demokratike, Kodhel Çala, tubimit do i bashkohen 100 demokratë. Transportimi i protestuesve do të bëhet me rreth 25 autovetura, por jo në autokolonë apo me pankarta e flamuj.
Ai tha se shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.
“Ne vetë nuk kemi mundësi financiare që të paguajmë autobus dhe e dyta, shoferët e autobusëve nuk mund të na vijnë, pasi ndëshkohen me gjoba të mëdha nga policia e qarkullimit Elbasan. Kujtojmë faktin se unë si kreu i PD jam gjobitur me mjetin tim si taksist se perse po merrja pjesë në protestë.”, tha ai.
Kreu i Partisë së Lirisë, dega Gramsh, Admirim Kala deklaroi se në protestë do marrin pjesë 50-60 simpatizantë edhe qytetarë të thjeshtë.
Sot PD zhvillon proteste para kryeministrisë. 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, nga ora 12:00 që nis protesta, e derisa të përfundojë. Për pasojë do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.