Një ngjarje tronditëse është raportuar në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se pak ditë më parë, në një shkollë fillore në Lamia, një nxënës i vogël pështyu nga shishja ujin që kishte shkuar për të pirë sepse ishte shumë i hidhur.
Madje mësuesja e ka nxitur fëmijën që të mos pijë ujë tjetër nga shishja, veçse të shkojë te rubineti i shkollës.
Disa orë më vonë, një tjetër fëmijë i së njëjtës klasë, i rrëfen i penduar nënës së tij se në mesditë në shkollë, së bashku me një shok tjetër të klasës, i kanë hedhur helmin e miut në ujin e fëmijës tjetër.
Nëna njofton familjen e tij dhe menjëherë prindërit mobilizohen dhe e çojnë fëmijën e tyre në spital, ku ai qëndron për tre ditë. Megjithatë, sasia e substancës që ka arritur në trupin e nxënëses së vogël ka qenë e tillë që fatmirësisht nuk ka sjellë probleme serioze.
Një tjetër pikë po aq tronditëse në këtë rast është përgjigjja e fëmijëve se “pse” ata derdhën helmin e miut në ujin e shokut të klasës.
Përgjigja e tyre ishte: “Sepse ne donim ta dëmtonim atë”. Shefi i Arsimit Fillor, Efthymios Goumas, tha për një radio lokale se fëmijët dhe prindërit po monitorohen nga psikologu.
The post Tronditëse, nxënësit i hedhin bar miu bashkëmoshatarit appeared first on 27.