Një fotografi e kryetarit të PL-së, Ilir Meta me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini është publikuar së fundmi në media. Fotoja, e publikuar nga emisioni Top Story, është bërë në vitin 2013 në një restorant në në Tiranë. Kjo hedh poshtë pretendimet e opozitës se nuk kishte njohje me shqiptaro-amerikanin Agron Neza.
Në veçanti, kjo foto rrëzon deklaratat e Ilir Metës që nuk e njihte ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Nezën. Për më tepër, fotoja është realizuar pak kohë pasi është prishur koalicioni qeveritar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe më pas kreu aktual i Partisë së Lirisë kaloi në aleancë me Edi Ramën.
Më vonë, në 2018, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin hapën një studio ligjore të quajtur ‘Laë Office and Investigation’ në Shqipëri. Berisha ka hedhur akuza se ish zyrtari i FBI-së Charles McGonigal është angazhuar në veprimtari kriminale për llogari të Ramës.
Sipas tij, qëllimi ishte që të dëmtonin opozitën. Një tjetër fakt interesant është dhe prania ne tavolinë e ish-këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka. Ky i fundit është sulmuar ditën e fundit nga çifti Meta-Kryemadhi.
Por duket se Meta ka harruar që ka qenë në tavolinë me Duçkën, bashkë me agjentë të FBI-së, si dhe investitorë kinezë.