Janë plot 5 takimet e Charles McGonigal me Edi Ramën të cilat ish-zyrtari i FBI nuk i ka raportuar.
Peter Lapp, ish-agjent i FBI, në një intervistë për Syri Tv, u shpreh se drejtësia amerikane duhet të vepronte ndaj kryeministrit.
Sipas tij, është e pazakontë dhe jo normale pasi një zyrtar i lartë i FBI duhet të merrte leje prej departamentit për takime me përfaqësues të një shteti tjetër.
“Kjo është absolutisht e pazakontë. Po flasim për kryeministrin tuaj si kryetar shteti. Normalisht, edhe një zyrtar i lartë nga FBI do të duhej të merrte leje prej Departamentit tonë të Shtetit dhe shumë lart në degën e ekzekutivit për të pasur çfarëdolloj takimi me një kryetar shteti. Kjo është shumë e pazakontë, jo siç punohet normalisht, veçanërisht kur nuk bëhet fjalë për ndoshta një takim, por pesë. Kjo është tërësisht jashtë karakteri dhe jashtë mënyrës si kryhen punët. Departamenti amerikan i Drejtësisë do të ndërvepronte parësisht me kryetarë shteti, si kryeministri juaj”, tha ai.
Lapp thotë se “po të bëhej fjalë për punë zyrtare, dhe me sa duket Çarli po i binte përqark si punë zyrtare/personale, por po të bëhej fjalë për punë zyrtare, do të duhej absolutisht të koordinohej me ambasadën lokale në vendin tuaj, por është e qartë, për arsye të dukshme, se nuk ndodhi kështu”.
“Sërish, plotësisht në kundërshtim me protokollin, plotësisht e pazakontë që edhe dikush në nivelin e Charlie-t në FBI të takohej me kryeministrin tuaj. Kjo është plotësisht e pabesueshme, për të qenë i sinqertë”, tha ish-agjenti.