Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali. Ministri gjatë takimit me zv/kryeministrin italian diskutoi për njohjen e pensioneve të shqiptarë që jetojnë në Itali fqinje.
Këto nuk janë negociatat e para mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë drejtim, por marrëveshjet nuk janë konkluduar pasi për Italinë kjo është një barrë e madhe financiare për shkak të numrit të madh të emigrantëve në këtë shtet.
Mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali penalizohen nga e drejta për të përfituar pension pasi mes vendeve respective mungojnë marrëveshje zyrtare për njohjen e viteve të punës.