Ish-zv.drejtori i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike Tokio 2020, Yasuo Mori, dy drejtues dhe Koji Henmi nga Dentsu, një kompani japoneze reklamash, u arrestuan këtë të mërkurë. Kjo si rezultat i një hetimi në vazhdim, të udhëhequr nga Komisioni i Tregtisë së Drejtë, i cili analizon shkeljet e ligjeve anti-monopol dhe rregullave të konkurrencës së lirë në kuadër të organizimit të eventit.
Katër personat akuzohen se kanë manipuluar disa tenderë, për të zgjedhur vendet e organizimit të eventeve që shërbenin si provë për eventin dhe për vetë Olimpiadën, për një total prej 285 milionë eurosh, në favor të organizimit të eventeve olimpike.
Në një deklaratë, zyra e prokurorit të Tokios njoftoi, se ky proces i arrestimeve për mashtrim sapo ka filluar dhe mund të përfshijë më shumë kompani, me katër të arrestuarit, që vendosin paraprakisht, se cila kompani do të fitonte një kontratë dhe “ranë dakord që vetëm kompania e zgjedhur për të fituar kontratën. duhet të marrë pjesë”, në çdo tender, duke regjistruar kontrata vetëm me një ofertues.
Një tjetër skandal ryshfeti me qendër ish-ekzekutivin e Dentsu, Haruyuki Takahashi, anëtar i komitetit organizativ për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të mbajtura në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19, është gjithashtu nën hetim.
Akuzat për korrupsion rreth Tokios 2020 kanë pasur tashmë një efekt, pasi oferta e qytetit të Sapporo, për të pritur Lojërat Dimërore 2030, është vënë “në pritje”.