Mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Bledit u krijua një debat pasi ky i fundit u ankua për gërhitjen e Luizit gjatë natës. Reagimi i Luizit ishte i prerë duke i thënë se nuk ja kishte terezinë që në mëngjes.
Duke biseduar me Kristin dhe Oltën, Luizi shprehet i nervozuar nga sjellja e Bledit. Ai thotë se për të ai njeri nuk ekziston dhe nuk do as ta dëgjojë.
Kjo gjë shihet ndryshe nga Olta e cila i tha Luizit se ajo preferon t’i dëgjojë njerëzit dhe se nuk do të krijojë një paragjykim.
Sipas Luizit, banorët po i japin rëndësi duke u shoqëruar me të në shtëpi.
Luizi: Lloji i tij, që ka ardhur me sëpatë në dorë, duhet të presë në radhë për të folur me mua.