Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit

15:39 | 08/02/2023
në Uncategorized
0

Kryetarja e Bashkisë Përmet vendosi se kush do t’ia ndriçojë qytetin me energji inteligjente. Me datë 30 dhjetor Hoxha palli tenderin me termat e çuditshëm që shpjegojnë objektin e saj. Bëhet fjalë për prokurimin me qëllim “Ndriçim publik në kuadër të projektit “Bashki me energji inteligjente”.  Për të cilin do të shpenzohen më shumë se gjysmë milioni lekë.

 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Fillimisht duhet të sqarojmë se projekti me objekt “Energji Inteligjente”, do të thotë se Bashkia Përmet do të blejë paisje ndriçuese të cilat funksionojnë me energji diellore dhe ndizen automatikisht sapo errësohet.

Qe në prezantimin e këtij projekti bie në sy fondi i lartë që do të shpërdorohet. Ndërsa tashmë që u firmos edhe kontrata evidentohen një sërë shkeljesh të tjera. Së pari, tenderi është dhënë pa garë, për më tepër te dy oligarkë që përpijnë fondet e prokurimeve.

Në kontratë shihet se janë paraqitur 5 oferta. Të cilat janë skuafikuara nga Alma Hoxha në fazën e parë me argumentin se nuk kanë deklaruar punonjës inxhinier elektrik. Pas skualifikimeve në fazën e parë, për në fazën e dytë ka kaluar vetëm oferta e firmave “REJ shpk” & “2 T shpk” që kanë garuar si bashkim operatorësh.

Oferta e tyre ka qenë me vlerë  54 422 970,00 lekë, pra sa 99%e fondit limit. Si dhe më e shtrenjta nga ofertat e tjera. Por, Hoxha i ka anashkaluar këto dhe ua ka dhënë kontratën pa  garë fare. Duke shkelur edhe ligjin për konkurrencën e lirë.

Në këtë kuadër, tenderi për energji inteligjente merr flamurin e kuq dhe kthehet ne projekt për “vjedhje inteligjente”. Çështje që për më shumë duhet të merret SPAK.

Dy fituesit

Fakt tjetër që na tregon abuzimin që është bërë më këtë projekt janë fituesit. Pronari i firmës “Rej” është Luan Kapri. I njohur për vjedhjet që bënë me tenderët. Ndërsa pronari i firmës “2 T” shpk është Artan Sako, vëllai i kreut të Gardës  Gramos Sako.Luan Kapri njihet për tenderët pa garë që merren nga bashkitë, por edhe nga çdo institucion tjetër publik në fusha të ndryshme.

Emri i tij është lakuar  në super projektet e ndërtimit, për infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtje. Madje në muajt e fundit ka pasur disa përplasje mes tij dhe kreut të ARRSH, Ersvis Berberi, mes të cilëve sikur duket ka prishje pazaresh.

Ndërkohë, edhe Artan Sako përmes firmë së tij ka përfituar shumë tenderë. Duke qenë se ka një mik mjaft të fortë pranë qeverisë. Vëllai i tij si shef i Gardës me njohjet që posedon, ka arritur t’i sigurojë Artanit miliona euro tenderë.

Madje, Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e komandantit të Gardës, kamufluar nën emrin e të vëllait, ka marrë rreth 70 tenderë me vlerë mbi 100 milionë euro, kryesisht me flamuj të kuq korrupsioni, me oferta gati sa fondi limit, me garë formale dhe pa garë fare, me një pjesë të dokumentacionit false dhe gjithnjë duke manipuluar me volumin e punimeve.

Tenderët e paracaktuar i ka marrë për pastrim të plehrave, ndërtim rrugësh, mirëmbajtje rrugësh, ujësjellësa, kanalizime, rehabilitim digash, sheshe ndërtimi, rivitalizim parqesh etj.

Lexo edhe: Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin

The post Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit dhe vëllait të shefit të Gardës

Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit dhe vëllait të shefit të Gardës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

18:46 | 08/12/2025
C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

18:14 | 08/12/2025
Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

18:00 | 08/12/2025
“PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –

“PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –

17:56 | 08/12/2025
Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

17:46 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –
  • C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –
  • Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –
  • “PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –
  • Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –
  • BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –
  • C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com