Tërmeti në Turqi/ E kaluara nuk jep shpresë për qetësi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti në Turqi/ E kaluara nuk jep shpresë për qetësi –

11:39 | 08/02/2023
në Uncategorized
0

Më shumë se 9,500 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur në tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Në të njëjtën kohë, mijëra ndërtesa janë shembur në të dy shtetet, ndërsa organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për efekte “katastrofike” në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz tashmë vareshin nga ndihma humanitare.

Në Turqi, një brez i tërë që u rrit në Stamboll dhe rreth Detit Marmara, rajoni më i populluar i Turqisë është ende  i plagosur nga tërmeti i vitit 1999, i cili vrau më shumë se 17,000 njerëz. Të gjithë e kujtojnë me saktësi se çfarë ndodhi në atë kohë dhe sa tragjike ishin ditët që pasuan. Që atëherë një nga temat në televizionet turke mbetet: “kur do të ndodhë tërmeti i radhës”?

“Ne e dimë se ku do të ndodhin tërmetet dhe e dimë nëse do të jenë të fortë apo jo. Por ne nuk kemi informacion të qartë për të parashikuar saktësisht se kur do të ndodhin”, shpjegon Eulalia Massana, Profesore e Gjeodinamikës së Brendshme në Universitetin e Barcelonës. Në veçanti, Turqia përshkohet nga dy pllaka të mëdha: E Anadollit të Veriut dhe e Lindor, përgjatë të cilit ndodhi tërmeti të hënën.

“Është një pikë ku pllaka e Anadollit në perëndim, ajo arabe në lindje, ajo euroaziatike në veri dhe ajo afrikane në jugperëndim konvergojnë,” shpjegon Massana, duke shtuar se pllaka arabe po lëviz në veri me një shpejtësi prej rreth dy centimetra në vit, ndërsa pllaka afrikane lëviz në të njëjtin drejtim, megjithëse me një shpejtësi më të ngadaltë.

“Të gjitha këto lëvizje krijojnë tensione gjeologjike që çojnë në tërmete me magnitudë më të madhe apo më të vogël”, thekson ai.

Në 100 vitet e fundit, ka pasur më shumë se 50 tërmete me magnitudë të barabartë ose më të madhe se 6 të shkallës Rihter në Turqi. Këta tërmete mund të shkatërrojnë zonat e populluara në një rreze më të madhe se 150 kilometra. Një nga tërmetet më shkatërrues ka ndodhur në vitin 1939 në provincën e Erzincanit me 32,000 të vdekur raporton abcneës.al.

Këtij tërmeti i është referuar ditën e djeshme edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke e krahasuar me tragjedinë e ditëve të fundit.

“Nuk e dimë se kur do të ndodhë tërmeti i radhës”, vijon Masana duke theksuar se duhen marrë masa.

“Në zonat me shumë aktivitet sizmik duhet të kryhen stërvitje dhe të vendosen struktura antisizmike.

Nga ana e tij, Serif Baris, profesor i inxhinierisë gjeofizike në Universitetin Kocaeli të Turqisë, denoncoi të hënën për CNN-Türk mungesën e përgatitjes së popullatës së përgjithshme, e cila shpesh çon në reagime të gabuara kur ndodh një tërmet. Vihet re se pak muaj më parë, Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) ka kryer një test kombëtar, duke dërguar alarme në të gjithë celularët në vend. Megjithatë, në shumë raste mesazhet vinin disa orë pas kohës së planifikuar.

“Ne e dimë se do të ketë tërmete, i kemi jetuar, kemi përvojë sepse ndodhin shpesh dhe ndonjëherë janë shumë shkatërrues. Gjithashtu një nga arsyet kryesore pse ato janë kaq shkatërruese është cilësia e dobët e ndërtimeve”, tha kryetarja e Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit të Izmirit, Eylem Ulutas Ayatar. Pas tërmetit të vitit 1999,  shumë shërbime u modernizuan. Për këtë arsye, edhe sot, ekipet e mbrojtjes civile të Turqisë janë tashmë ndër më me përvojë në rajon. Megjithatë, vetëm kjo nuk mjafton, pasi më pas u premtua se do të rinovohej dhe inspektohej infrastruktura dhe banesat.

“Sistemi i inspektimit të infrastrukturës u zbatua, si pilot, vetëm në 19 provinca dhe nuk u shtri në të gjithë Turqinë deri pas tërmetit të Van në 2011,” shpjegon Ayatar. Në të njëjtin vit, Erdogan, në atë kohë kryeministër  premtoi të riparonte ndërtesat e Turqisë dhe të prezantonte masa kundër tërmeteve. Disa ndërtesa u rishikuan, por jo të gjitha.

“Tani, ajo që i duhet më shumë Turqisë është bashkëpunimi për shpëtimin e njerëzve të ngujuar nën rrënoja,” tha Ayatar, duke theksuar se pasi të ndodhë kjo, duhet të pyesim veten pse sa herë që bie tërmet, duhet të mësojmë se ka ardhur koha për të zbatuar ligjet, njohuritë dhe përvojën që kemi tashmë për të reduktuar efektet e tij.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Përjashtimi i deputetëve, matematikë e Ramës –

Përjashtimi i deputetëve, matematikë e Ramës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi –

13:34 | 16/02/2026
Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës –

13:22 | 16/02/2026
Edi Ramës i ka ardhur fundi! Beteja e opozitës nuk është për Lubi Ballukun, por kundër tij –

13:08 | 16/02/2026
18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama takohet në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani –

12:54 | 16/02/2026
Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor –

12:38 | 16/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi –
  • Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës –
  • Edi Ramës i ka ardhur fundi! Beteja e opozitës nuk është për Lubi Ballukun, por kundër tij –
  • 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama takohet në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani –
  • Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor –
  • Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi –
  • Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com