Nga Klodian Tomorri – Hapa per kuriozitet kete listen e personave qe kane shkarkuar aplikacionin aktiv1st, te krijuar nga Partia Socialiste. Dhe nuk u zhgenjeva hic. I gjithe shteti ka hyre ne PS.
Nje pjese e administrates ka hyre aty me hir. Keta jane militantet, te cilet vendin e punes ne shtet e mbajne me keto punet e Partise. Pjesa tjeter, ata qe nuk jane militante, jane futur me pahir.
Fundja aktiv1st per kete u krijua. Per te vezhguar dhe mandej orientuar aktivitetin online te administrates. Me pak fjale nje big brother virtual, i cili bashke me sistemin e spiunazhit patronazhist ne terren, praktijisht e fut te gjithe jeten publike te vendit ne syrin e Partise.
Kur nje parti e fut te gjithe shtetin ne kllape dhe fillon t’i imponoje shoqerise mekanizma pervers si ky, mbrojtja e fundit institucionale eshte drejtesia. Por ne listen e aktiv1steve ka 40 prokurore dhe 27 gjykates.
Sikur te mos mjaftonte kjo, aplikacioni aktiv1st eshte shkarkuar nga pjesa me e madhe e prokuroreve te SPAK-ut, thuajse nga i gjithe Keshilli i Larte i Prokurorise, nga i gjithe Keshilli i Larte i Gjyqesorit dhe institucioneve te tjera kyce te reformes ne drejtesi. Pra te gjithe njerezit e drejtesise se re jane ne kllapen e Partise. Me qejf apo me detyrim? Une besoj se eshte e para, por kjo nuk rendesi fare.
E rendesishme eshte drama qe ndodh ne syte e te gjitheve. Drejtesia e re, qe na u tha se do te ishte e pavarur, ka shkuar ne PS. Bashke me te ka ikur ne PS i gjithe shteti dhe Shqiperia.
Ndaj sot kemi nje parti, qe kontrollon gjithcka dhe nje prokurori qe sherben si qen gjahu i Partise. Shikoni vetem sa here jane ndersyer qe nga dita kur shpertheu skandali McGonigal. Vetem e vetem per te larguar rrezen e shperthimit nga qendra e Partise.
The post Drejtësia e re ikën në PS appeared first on 27.