Ka përfunduar këtë të martë konferenca e kryetarëve të Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë. Duke folur para mediave, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka komentuar faktin që katër kërkesat e grupimit të tij politik u hodhën poshtë:
“E para ishte një kërkesë për interperlancë me kryeministrin. Seancë e cila nuk u krye herën e parë për kërkesat që kryeministri i di vet.
Kryeministri është i detyruar që kjo seancë të zhvillohet dhe që ai të jetë i pranishëm. Kërkesa e dytë është një kërkesë për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet vetëm atij, ka 15 pyetje të shkruara nga deputetet që i drejtohen kryeministrit dhe që ai duhet të përgjigjet.
As kjo nuk u pranua. E treta, ka një kërkesë për mocion i paraqitur dy seanca më parë. Sipas rregullores në mocion, secili deputet ka kohën e tij që të flasë. Nuk e pranuan as këtë, por e shtynë. Kishte dhe një tjetër kërkesë që është për komisionin hetimor. Kjo kërkesë ka të gjitha të rregullta”.