Real Madrid ka publikuar listën për Kupën e Botës për Klube. Në të nuk kishte vend për dy yjet Karim Benzema dhe Thibault Courtois. Në total, “klubi mbretëror” do të dërgojë 22 lojtarë në kryeqytetin e Marokut, Rabat.
Portierë do të jenë, Lunin, Lopez dhe Canizares. Reparti i mbrojtjes është i mbuluar nga, Alaba, Carvajal, Vallejo, Nacho, Odriozola, Rudiger dhe talenti Marvel.
Çelësat e mesfushës do t’i kenë, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchuameni, Ceballos, Martin dhe Arribas. Detyrën për të shënuar golat do ta kenë, Asensio, Vinicius Junior, Rodrigo, Diaz.
Më herët u bë e ditur se Benzema dhe Courtois për shkak të lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen gjysmëfinale të turneut kundër klubit egjiptian Al-Ahly nga Kajro, por ata mund të luajnë në finalen e turneut nëse klubi madrilen arrin atje.
The post Botërori i Klubeve/ Kampionët e Europës me “forca të limituara” appeared first on 27.