Brikena Frakulli, e cilësuar si liderja e grupit që shpërndante drogë në Tiranë është ‘thyer’. Pas orëve të tëra që është marrë në pyetje, Frakulli ka bashkëpunuar me autoritetet duke treguar se kush e furnizonte me kokainë dhe heroine.
Ajo ka dhënë identitetin e plotë të personit që i sillte nga Kosova kilogramët me kokainë, të cilat me pas ajo i ndante në doza më të vogla dhe i tregtonte në Tiranë, emër që ende nuk është bërë publik.
Policia e kryeqytetit po bashkëpunon me atë të Kosovës për vënien në pranga të këtij personi dhe zbërthimin e plote të skemës.
Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.