Shqiptarja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris. Sportistja ka shkëlqyer në Europë, teksa në finale ka mposhtur hungarezen Reka Pupp.
Për Krasniqin kjo është medalja e katërt e artë në karrierë gjatë një Grand Slami të përmasave të tilla. Xhudistja shqiptare në vitin 2020 u shpall kampione pikërisht në Paris për herë të parë, teksa një vit më pas fitoi në Hungari.
Në qershorin e vitit të shkuar, Krasniqi do triumfonte sërish në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji, teksa këtë vit në Paris merr medaljen e katërt të artë në sportin e xhudos.
Pas triumfit kundër hungarezes, Krasniqi ka festuar duke bërë simbolin e “shqiponjës”, teksa flamuri i Kosovës u ngrit mbi atë hungarez, izraelit dhe francez.