Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit në SPAK në lidhje me skandalin McGonigal.
I ftuar në studio, ish- prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka deklaruar se thirrja e bërë nga prokuroria e Përgjithshme ndaj Gazment Bardhit për vënien në dispozicion të një aktpadie, është vetëm një veprim burokratik.
Beçi sqaroi se vendimi për regjistrimin apo jo të çështjes, SPAK duhet ta marrë brenda 15 ditësh.
Ndërkohë deputeti i PD Ervin Salianji, ka deklaruar se SPAK duhet të kishte nisur tashmë hetimin kryesisht pasi kjo është një ngjarje që është bërë virale jo vetëm në Shqipëri por se është pasqyruar në mediat më të mëdha botërore.
Ai ka shtuar se thirrja e sotme nga SPAK për deputetin Gazment Bardhi, është një lëvizje boshe dhe tentativë për të mbyllur çështjen me mos nisje hetimesh.
Pjesë nga biseda në studio:
Eugen Beçi: Praktikë rutinë që ndiqet nga çdo prokurori. nuk është lëvizje procedurale, asnjë regjistrim procedimi apo materiali. Thjeshtë një subjekt ka paraqitur një padi. SPAK në mënyrë shkresore e burokratike ka kërkuar paraqitjen e hartës. Brenda 15 ditëve vendoset nëse do regjistrohet apo jo, është kërkuar vetëm një informacion në pikëpamje formale. Keni thënë që bashkëngjitur keni nisur një projekt padi që nuk e keni sjellë. Tani jemi në vendnumëro.
Ervin Salianji: Lëvizje bosh. Duke inkurajuar SPAK si strukturë e shumë investuar nga politika dhe ndërkombëtarët, më lind e drejta të them që nuk ka fuqi të nisë një hetim ndaj kryeministrit. Kjo e sotmja mu duk një kërkesë sebepi për ta mbyllur duke mos nisur hetimet. Deri sot SPAK nuk ka thirrur për të pyetur asnjë ministër apo person në pushtet. Thërret vetëm persona kundërshtarë të Ramës.
SPAK nuk ka nevojë ti çojmë ne kallëzime penale.Kjo çështjes ka mbytur mediat botërore. Rama në fillim thotë e kam mik pastaj thotë nuk është, pastaj del mbron Nezën, një person privat.
Kemi të bëjmë jo vetëm me 220 mijë dollarë, pas takimit në 9 shtator në Tiranë, i ka kërkuar Ramës të jetë i kujdesshëm me dhënien e licencave. një prej licencave të paktën dyshojmë se Rama e ka dhënë për një fushë naftëmbajtëse që administrator ka pasur zotin Dizdari.
Personazhi kryesor, oligarku rus, pavarësisht sanksioneve… është shpallur investitor strategjik e ka marrë në Divjakë.
Nga një kontroll minimal kemi gjetur të dhënat për përfshirjen e Ramës. SPAK Duhej të niste hetimeve. Çfarë pret SPAK?