Seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit. Shkak këtë herë është bërë mungesa e një anëtari të trupit gjykues.
Gjykata ka njoftuar se seanca ishte parashikuar sot në orën 13:30, por për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk është i pranishëm gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër
Njoftimi:
Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju njoftojmë se:
Sot më date 30.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.