Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja, të cilin e drejtonte shoferi M.P., shtetas i Serbisë, nën dyshimin për transport ilegal të substancave narkotike.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e karburantit janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku kishte 101 paketime me substancën narkotike marihuanë.
“Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse rasti po procedohet për veprime të mëtejshme.