Një 15 vjeçar është plagosur në rrugën “Bardhyl” pas një konflikti mes disa të rinjve mesditën e sotme, ora 12: 35.
Policia e Tiranës informon se adoleshenti i identifikuar me inicialet K.S u plagos me mjete prerëse.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë shoqëruar 5 persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.